Politike

Takimi me Ramën e Kovaçevskin, Vuçiç flet nga Verona: Shqiptarët dhe serbët duhet të afrohen më shumë, në Tiranë do mbajmë panairin e bukës

Ai shtoi se 70% e gjithë kohës që shpenzon një kamion nga vendi ku është nisur për në destinacion, është për shkka të qëndrimit në kufi mes vendeve të rajonit.

2 Prill 2023, 18:19 Nga F.M
Takimi me Ramën e Kovaçevskin, Vuçiç flet nga Verona:
Takimi në Verona

ITALI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh nga Verona se shqiptarët dhe serbët duhet të afrohen më shumë. I pranishëm në një konferencë për media me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Vuçiç tha se do të gjendet një zgjidhje për ngarkesat që presin në kufi. Ai shtoi se 70% e gjithë kohës që shpenzon një kamion nga vendi ku është nisur për në destinacion, është për shkka të qëndrimit në kufi mes vendeve të rajonit.

Pjesë nga deklarata e Vuçiç: 

Pengesa më e madhe në të gjithë Ballkanin është kur ke një kamion që transporton diçka, produkte ushqimore le të themi, shpenzon 70% të kohës në kufi. Edi do të organizojë panairin e bukës në Shqipëri. Do të kemi sërish panairin e verës, festivalin. Do të kemi shumë gjëra. Ndjesë që ju mora kaq shumë kohë, por do të doja që shqiptarët të ftojnë më shumë Serbinë, siç fton Serbia shqiptarët. 

aleksander vucic open balkan ne itali

Sondazh

Poll