2 Prill 2023, 18:07
Nga F.M
Ilir Meta
BERAT- Kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar një takim me qytetarët e Beratit. Përpara tyre, Meta prezantoi kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë në Berat, Zija Ismailin, për të cilin u shpreh se do të mbroj të gjithë Beratin, do të ulë taksat dhe do të bëjë që të rinjtë të mos largohen nga vendi. Meta u fokusua tek urbanistika dhe tha se Rilindja e ka shkatërruar të gjithë vendin me ndërtimet që ka bërë. Sipas tij, Rilindja ndjen kënaqësi kur mbi vlerat zhvillon korrupsionin e vet katastrofik. Kreu i PL-së tha se në vendin tonë janë rritur me 50-100 përqind taksat dhe shërbimet në shumë raste nuk ekzistojnë fare.
Pjesë nga fjala e Metës:
Përshëndetje të gjithëve, jam i lumtur që jam këtu për të shprehur mbështetjen më të vendosur e të plotë për doktor Zijain. Dua ta falenderoj që i ka hyrë kësaj sfide jo të lehtë, por që është detyrë e të gjithëve ju dhe ne që e duam Beratin e duam ta mbrojmë. Sot shohim një monstër që ka deformuar komplet urbanistikën e arkitekturën e këtij qytet. Kjo gjë është më shumë se sa një krim. Monstra betoni ka edhe në Durrës, Teatri Kombëtar që është shembur në Tiranë. Sepse Rilindja nuk ka asnjë ndjeshmëri për historinë e traditën. Rilindja ndjen kënaqësi kur mbi vlerat zhvillon korrupsionin e vet katastrofik. Të gjithë e dinë që me fondin amerikan u bë një investim që u hodh në lumë e mbi të po bëhet një ndërtim tjetër pa pyetur askënd. Besoj shumë se ne do t’i kthejmë Beratit transparencën e munguar në drejtimin e bashkisë, frymën e gjithë përfshirjes që qytetarët ta ndjejnë që bashkia është e tyre dhe që është aty për tu shërbyer. Janë rritur 50-100 përqind taksat dhe shërbimet në shumë raste nuk ekzistojnë fare. Rritet taksa e pastrimit po mbeturinat nuk i tërheq askush, rritet taksa e ndriçimit por nuk vihet një llampë. Kjo vjen nga arroganca. Rilindja injoroi qytetarinë beratase, ekspertët, profesionistët dhe jam i sigurt që kjo do të marrë fund me votën e banorëve të Beratit për doktor Zijain dhe koalicionin tonë. Ata rrisin taksat, por nuk japin llogari dhe nuk mbajnë përgjegjësi.
zija ismaili ilir meta
Politike
2 Prill 2023, 17:54
F.M
Erion Veliaj
VORË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se demokratët nuk i mbështesin drejtuesit e Opozitës, kryede...
Politike
2 Prill 2023, 17:51
Edi Rama: Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky &...
Politike
2 Prill 2023, 17:08
F.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Belind Këlliçi, kandidati zyrtar i Opozitës për Bashkinë e Tiranës shpalosi planin ...
Politike
2 Prill 2023, 13:46
A.B
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur deklaratave të Berishës, i cili tha sot nga Shk...
Politike
2 Prill 2023, 13:11
A.B
Belind Kellici
TIRANË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, dha ditën e sotme një de...
Politike
2 Prill 2023, 13:20
A.B
Ilir Meta
SHKODËR- Kryetarit i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nderuar kujtimin dhe veprën e katër martirëve të demo...
Politike
2 Prill 2023, 12:55
A.B
Takimi
ITALI- Shqipëria do të marrë pjesë sot në një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantina...
Politike
2 Prill 2023, 12:20
A.B
Toni Gogu
TIRANË- Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetim...
Politike
2 Prill 2023, 12:19
A.B
Sali Berisha
SHKODËR-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se të gjitha liritë e të drejtat e qytetarëve jan&...
Politike
2 Prill 2023, 11:56
A.B
Sali Berisha
SHKODËR- Pas përfundimit të ceremonisë së zhvilluar nga Bashkia për 32-vjetorin e Masakrës së 2 prilli...