Politike

Veliaj akuza Opozitës: Partia që organizoi Gërdecin me djalin e baxhanakun e Saliut s'gjejnë kandidatë. Asnjë demokrat s'pranon t'i përfaqësojë

Sipas Veliajt, PD-ja është një parti që të hedh në erë dhe të shkel në besë. 

2 Prill 2023, 17:54 Nga F.M
Veliaj akuza Opozitës: Partia që organizoi Gërdecin me djalin e
Erion Veliaj

VORË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se demokratët nuk i mbështesin drejtuesit e Opozitës, kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Teksa zhvilloi një takim në Vorë, në prezencën e Blerim Sherës, kandidati i PS-së për 14 majin në këtë bashki, Veliaj tha se PD-PL nuk kanë gjetur kandidatë në Vorë e Rrogozhinë, por kanë zgjedhur emra nga Tirana dhe Kavaja. Ai kujtoi tragjedinë e Gërdecit dhe tha se pikërisht për këtë arsye, asnjë nga demokratët nuk do ta mbështeste një kandidat të zgjedhur nga Berisha e Meta. Sipas Veliajt, PD-ja është një parti që të hedh në erë dhe të shkel në besë. 

Pjesë nga deklarata e Veliajt: 

Para se të vija këtu, një nga miqtë që përqafova ishte Geraldo Durda, i cili humbi vëllain e tij të vogël në Gërdec. Partia që organizoi Gërdecin me djalin e Saliut dhe baxhanakun e Saliut e ka të pamundur sot të gjejë një kandidat nga Vora, se çdo demokrati i vjen turp të identifikohet me Gërdecin, i vjen turp të identifikohet me Monikën dhe Ilirin, i vjen turp të identifikohet me Rusinë. Por mos e humbni shpresën, është nder dhe privilegj të identifikoheni me Blerim Sherën dhe Partinë Socialiste. Ky është opsion më i mirë se sa të sëkëlldisesh me turp edhe me kokën ulur. Si mund të votosh për ata që na hodhën në erë? Si mund të votohet një forcë politike që vetëm bastis, vetëm tradhton dhe vetëm shkel në besë? Si mund të votohet dhe duhet t’i thuhet demokratëve, një forcë që financohet nga rusët? Si mund të votohen njerëz që Vorën e shohin vetëm si tranzit ku shkojnë rrugës për në Lalëz?

erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll