Aktualitet

Tentoi të fuste 17 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, procedohet 31-vjeçari në Rinas

Paratë janë zbuluar gjatë kontrolleve në çantën e një 31-vjeçari me iniciale E.H.

2 Prill 2023, 12:55 Nga A.B
Tentoi të fuste 17 mijë euro të padeklaruara në
Parate

TIRANË-Policia ka sekuestruar 17 550 euro të padeklaruara në Rinas. Ato janë zbuluar gjatë kontrolleve në çantën e një 31-vjeçari me iniciale E.H. Ky persona është vënë nën hetim nga policia, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rinas/Kontrolle të intensifikuara përgjatë fundjavës, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në kufi.

Sekuestrohen 17 550 euro të cilat tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar, një 31-vjeçar që u procedua penalisht. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin e krimeve kufitare, si dhe për të garantuar lëvizjen e sigurtë të shtetasve, përgjatë fundjavës.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

para te padeklaruara

Sondazh

Poll