Politike

"Rama është xhelat ndaj lirive të shqiptarëve"/ Berisha: Njësoj si i ati i tij që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela

Berisha u shpreh se të gjitha liritë e të drejtat e qytetarëve janë në duart e Ramës, i cili sipas tij ka fuqinë që të kontrollojë çdo pushtet.

2 Prill 2023, 12:19 Nga A.B
"Rama është xhelat ndaj lirive të shqiptarëve"/
Sali Berisha

SHKODËR-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se të gjitha liritë e të drejtat e qytetarëve janë në duart e Ramës, i cili sipas tij ka fuqinë që të kontrollojë çdo pushtet. Nga Shkodra, Berisha shtoi se Rama është xhelat, duke e krahasruar me të atin e tij, që sipas Berishës ka firmosur më 10 gusht të vitit 1988 varjen në litar të poetit kundërshtar, Havzi Nela.

"Të gjitha liritë, të drejtat e qytetarëve të Shkodrës dhe të Shqipërisë, janë në duart e një njeriu, i cili kontrollon çdo pushtet. I cili vendos për çdo proces. I cili dhunon me makinerinë e tij të narkoshtetit çdo minutë, ço orë, çdo ditë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, përfshi dhe votën e lirë. Edi Rama është po aq xhelat sot ndaj lirive të shqiptarëve, sa ishte i ati i tij që firmosi më 10 gusht të vitit 1988 varjen në litar të poetit kundërshtar, Havzi Nela.

Ai sot nuk vendos trekëmbësh, por sot ai me makinerinë e tij shtetërore, me vjedhjen monstruoze që iu bën shqiptarëve, me pasigurinë e plotë që ka krijuar me lidhjet e tij me krimin, i përzë ata nga vendi i tyre sa asnjë pushtues tjetër në historinë tonë kombëtare.

Ky monizëm sot bazohet në shkelmimin, rrëmbimin, vjedhjen e votës për të cilën ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit. Bazohet në përçudnimin e një propagande që shëmbëllen njësoj me atë të kohërave të zeza të diktaturës. Bazohet në varfërimin, në shndërrimin e pasurive publike në një mallkim për qytetarët shqiptarë, dhe jo bekim për ta, siç duhet të jenë."- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll