Politike

"Basha dhe Alibasha"/ Berisha nga Shkodra: Janë pengje! Çdo votë e imagjinuar për ata është për Ramën

Ai ftoi demokratët të bashkohen dhe u shpreh i sigurt se “PD në këto zgjedhje do dalë fitimtare dhe i garanton shqiptarët se asgjë në këtë botë nuk e ndalon vrullin e saj".

2 Prill 2023, 11:56 Nga A.B
"Basha dhe Alibasha"/ Berisha nga Shkodra: Janë pengje!
Sali Berisha

SHKODËR- Pas përfundimit të ceremonisë së zhvilluar nga Bashkia për 32-vjetorin e Masakrës së 2 prilli, kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve që askush të mos votojë Enkelejd Alibeajn. Ai tha se çdo votë për ‘binomin Basha-Alibasha është votë për Edi Ramën.

Ai ftoi demokratët të bashkohen dhe u shpreh i sigurt se “PD në këto zgjedhje do dalë fitimtare dhe i garanton shqiptarët se asgjë në këtë botë nuk e ndalon vrullin e saj".

“Partia Demokratike është e sigurt se do të dalë fitimtare. I garantoj shqiptarët për vendosmërinë tonë për t’i rikthyer shqiptarëve demokracinë. Binomi Basha Alibasha përbën shëmtirën më të madhe të historisë politike të Shqipërisë, pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata është votë për Edi Ramën. Ata s’kanë merituar asnjë besim pasi në radhë të parë shkelmojnë veten e tyre, sillen si pengje pa asnjë lloj vlere”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll