Politike

"Imagjinoni sikur Rama të vendoste taksim 50% për inceneratorët e PPP-të"/ Teliti: Do rritej shpërblimi për pensionistët në prag fushate

Dorian Teliti sygjeron se taksim i jashtëzakonshëm prej 50% të fitimit ndaj vetëm 3 biznese të mëdha të prodhimit dhe eksportimit të energjisë do mjaftonte për t'i dhënë një "shpërblim-lëmoshë" pensionistëve në prag fushate.

2 Prill 2023, 09:58 Nga A.B
"Imagjinoni sikur Rama të vendoste taksim 50% për
Dorjan Teliti

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ka një tjetër alternativë për rritjen e pensioneve ose shpërblimin për pensionistët në Shqipëri. Ai shkruan se një taksim i jashtëzakonshëm prej 50% të fitimit ndaj vetëm 3 biznese të mëdha të prodhimit dhe eksportimit të energjisë do mjaftonte për t'i dhënë një "shpërblim-lëmoshë" pensionistëve në prag fushate.

REAGIMI:

Mjaftonte një taksim i jashtëzakonshëm prej 50% të fitimit ndaj vetëm 3 biznese të mëdha të prodhimit dhe eksportimit të energjisë për ti dhënë një "shpërblim-lëmoshë" pensionistëve në prag fushate.

Imagjinoni sikur KM të vendoste këtë taksim të jashtëzakonshëm prej 50% edhe për bizneset e inceneratorëve, koncesioneve në shëndetësi apo rrugëve të florinjta të dhëna me PPP.

Shume i bukur do ishte ky taksimi 50% ndaj PPP-ve...do mblidheshin shumë më tepër para...ahhh po, se për pak harrova...koncesionet janë të miqve...ndërsa ato tre sipërmarrje të mëdha të energjisë mesa duket nuk qenkan "shërbëtorë" të oborrit qeveritar.

Një gjë duhet thënë...nëse pensionistët i duan aq shumë... jo thjesht ti indeksojnë pensionet me normën e inflacionit të përgjithshëm, por ti rrisin ato me të paktën normën e rritjes së cmimeve të shportës së konsumit të pensionistit shqiptar (thjesht për kujtesë, sipas instat, cmimet e ushqimeve u rritën me 14% gjatë 2022 e vazhdojnë e rriten më tej edhe gjatë muajve të parë të vitit aktual).

Kjo po që do të ishte përgjegjshmëri, kjo po që do ishte drejtësi, kjo po që do ishte njerëzillik sidomos në kohë krize.

dorjan teliti

Sondazh

Poll