Aktualitet

Vendosja e GPS në dy makinat, pronari hedh dyshime mbi disa persona: Kam një konflikt prej disa kohësh

Çekani është shprehur me këta persona ka një konflikt të hapur prej disa kohësh dhe janë të vetmit për të cilit ka dyshime.

2 Prill 2023, 09:58 Nga A.B
Vendosja e GPS në dy makinat, pronari hedh dyshime mbi disa persona: Kam
Eris Çekani

POGRADEC- Eris Çekanit, pronari i dy mjeteve të cilave iu vendosën GPS ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka deklaruar se GPS janë porositur nga një grup personash duke akuzuar me emra konkretë vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe Jona Duka.

Çekani është shprehur me këta persona ka një konflikt të hapur prej disa kohësh dhe janë të vetmit për të cilit ka dyshime.

Dy vëllezërit Syzo janë shpallur në kërkim nga policia disa muaj më parë për shkak se janë përfshirë në një konflikt. Nga kamerat e sigurisë është e vështirë të identifikohet personi që ka vendosur pajisjet poshtë dy automjeteve pasi ka qenë i maskuar.

Autori është konstatuar nga roja i një objekti i cili ka njoftuar policinë. Fillimisht uniformat blu kanë ngritur një perimetër sigurie pasi dyshohet se ishte vendosur lëndë plasëse. Pas kontrolleve u zbulua se në dy mjetet ishin vendosur GPS, për të gjurmuar Çekanin./Dosja.al

eris Çekani mario xhangolli jona duka sindi syzo

Sondazh

Poll