Aktualitet

ALARM në Pogradec/ U dyshua për eksploziv! Roja vë re një person duke vendosur diçka poshtë mjetit, zbulohet GPS-i

Nga Tirana u soll grupi i shpërthimeve të kontrolluara por pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se nuk është tritol, por një aparat GPS.

2 Prill 2023, 08:06 Nga A.B
ALARM në Pogradec/ U dyshua për eksploziv! Roja vë re një
Vendi i ngjarjes

POGRADEC- Policia e Pogradecit u alarmua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme pas telefonatës së rojes së një objekti i cili kishte parë një person duke vendosur një objekt poshtë automjeti. Rreth orës 3:30, roja deklaroi se kishte parë një person duke u shtrirë përtokë e duke vendosur diçka poshtë një mjeti të parkuar në pronësi të Eris Çekanit.

Fillimisht u dyshua për eksploziv, e ndaj u kryen të gjitha procedurat e nevojshme. Nga Tirana u soll grupi i shpërthimeve të kontrolluara por pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se nuk është tritol, por një aparat GPS.

Eris Çekani rezulton të ketë qënë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur Elbasan mes disa personave të cilët udhëtonin me dy makina. Ata ndoqën njëri tjetrin si nëpër filma deri në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik” dhe më pas përplasën njëri tjetrin./Dosja.al

eris Çekani

Sondazh

Poll