Aktualitet

Grabitje me armë zjarri në Tiranë, autorët i vjedhin orën e dorës dhe varsen pronarit të servisit të makinave

Dy autorët kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen pronarit të servisit dhe më pas dyshohet se ata janë larguar ndaj Durrësit.

1 Prill 2023, 22:29 Nga I.A
Grabitje me armë zjarri në Tiranë, autorët i vjedhin
Policia

TIRANË- Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se grabitja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit. 

Autorët me armë tip kallashnikov kanë synuar një servis makinash. Dy autorët kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen pronarit të servisit dhe më pas dyshohet se ata janë larguar ndaj Durrësit.

Njoftimi i Policisë: 

Kamzë/Informacion paraprak Më datë 01.04.2023, rreth orës 20:45, në rrugën "Demokracia", Paskuqan 2, në një servis, dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

grabitje me arme ne paskuqan

Sondazh

Poll