Aktualitet

Aksident në Fier, përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

Nga aksidenti raportohet për të lënduar, por nuk dihet ende numri i saktë i tyre. 

1 Prill 2023, 22:21 Nga I.A
Aksident në Fier, përplasen dy makina, raportohet për të
Foto Ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme. Mësohet se në Bypassin e Fierit, dy makina janë përplasur me njera-tjetrën. Dy makinat e përplasura janë të tipit “Mercedez Benz” dhe një “Reno”.

Nga aksidenti raportohet për të lënduar, por nuk dihet ende numri i saktë i tyre. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që pritet njoftimi i Policisë për ngjarjen.

aksident ne fier

Sondazh

Poll