Politike

Nafta në Kosovë arrin çmimin e tre viteve më parë, PD: Bordi komunist i Ramës ka rritur çmimin prej abuzimit dhe kontrabandës

Me anë të një postimi në Facebook, shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu shkruan se çmimet e karburanteve në Shqipëri janë kaq të larta për shkak të abuzimit dhe kontrabandës qeveritare me naftën.

1 Prill 2023, 22:15 Nga I.A
Nafta në Kosovë arrin çmimin e tre viteve më parë,
Klevis Balliu

TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar çmimet e karburanteve në Shqipëri. Me anë të një postimi në Facebook, shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu shkruan se çmimet e karburanteve në Shqipëri janë kaq të larta për shkak të abuzimit dhe kontrabandës qeveritare me naftën. Ky reagim i Balliut ka ardhur, pasi në Kosovë çmimi i naftës ka arritur nivelin e tri viteve më parë duke u shitur me 1.26 euro për litër

Postimi i Plotë:

Hajdutria e Edi Ramës nuk ka limit. Në Kosovë çmimi i naftës është njësoj si para tri vjetësh ndërsa në Shqipëri bordi komunist i Edvinit ka rritur çmimin e naftës në nivelet më të larta në histori. Ka vetëm një arsye pse rriten çmimet në Shqipëri dhe ajo është abuzimi dhe kontrabanda qeveritare me naftën.

klevis balliu cmimet e karburanteve

Sondazh

Poll