Aktualitet

EMRI/ Dyshohet se gëlltiti brisqe, dërgohet në spital i burgosuri i Drenovës

Mësohet se 28-vjeçari Mus Gjauri i dënuar për vjedhje me dhunë si dhe mashtrim, disa minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike. 

1 Prill 2023, 21:46 Nga I.A
EMRI/ Dyshohet se gëlltiti brisqe, dërgohet në spital i burgosuri
Burgu i Drenoves

KORÇË- Një i dënuar në burgun e Drenovës është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, pasi dyshohet se ka dëlltitur brisqe. Mësohet se 28-vjeçari Mus Gjauri i dënuar për vjedhje me dhunë si dhe mashtrim, disa minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike. 

Këto pllaka metalike dushohet se janë brisqe rroje. 28-vjeçari është transportuar në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme. Por nuk hiqet nga dyshimi që kjo të jetë një rreng i të riut, pasi më parë ai ka kërkuar që të transferohet nga aty.

mus gjauri

Sondazh

Poll