Aktualitet

Rrengu i Drejtorisë së Arkivave për 1 Prill: Gjendet Deklarata e Pavarësisë e humbur prej dekadash

Por në fund të postimit, drejtoria ka vendosur hashtagun #gëzuar1prillin.

1 Prill 2023, 20:21 Nga I.A
Rrengu i Drejtorisë së Arkivave për 1 Prill: Gjendet Deklarata e
Drejtoria e Arkivave

TIRANË- Drejtoria e përgjithshme e Arkivave ka bërë një rreng për 1 Prill, ditën e gënjeshtrave. Me anë të një postimi në Facebook, Drejtoria e Arkivave shkruan se sot është gjetur rastësisht në Kurbnesh Deklarata e Pavarësisë, e humbur prej dekadash. Por në fund të postimit, drejtoria ka vendosur hashtagun #gëzuar1prillin. 

Postimi i Plotë:

LAJMËRIM U gjet rastësisht në vendruajtjet e vjetra të AQSh në Kurbnesh Deklarata e Pavarësisë, e humbur prej dekadash. Pranë saj u gjet edhe një vulë druri, mendohet e periudhës së Skënderbeut. Specialistë të fushës po shqyrtojnë objektet.

drejtoria e përgjithshme e arkivave

Sondazh

Poll