Politike

Në prag të fushatës elektorale, Rama publikon vendimin: 50 mijë lekë për pensionistët

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ky është një lajm i mirë dhe nuk do të jetë e fundit ndihmë për pensionistët.

1 Prill 2023, 19:35 Nga I.A
Në prag të fushatës elektorale, Rama publikon vendimin: 50
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimin e firmosur për 'ndihmën' prej 50 mijë lekësh për pensionistët në prag të fushatës elektoriale. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ky është një lajm i mirë dhe nuk do të jetë e fundit ndihmë për pensionistët. Rama këtë vendim e ka marrë në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.  

Postimi i Plotë: 

Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist. E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën. Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën

Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohërave Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi. *më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë.

edi rama

Sondazh

Poll