Aktualitet

EMRAT/ Kapen 256 kg drogë në Gjermani, arrestohen tre shqiptarët, kanabisi me etiketë "Berlin-Stamboll-Nju Jork"

Gjatë kontrollit fizik në furgon, policia gjeti dhe sekuestroi 11 kg marijuanë të paketuar në 20 thasë me etiketën “Berlin-Stamboll-Nju Jork”.

1 Prill 2023, 18:08 Nga I.A
EMRAT/ Kapen 256 kg drogë në Gjermani, arrestohen tre shqiptarët,
Foto Ilustruese

 

GJERMANI- Tre shqiptarë dhe një izraelit janë arrestuar në Gjermani, pasi akuzohen për trafik droge. Berlin.de shkruan se shqiptarët janë dënuar me nga 4 deri në 6 vite burg 

Shqiptarët e arrestuar janë 51-vjeçari Genci K, 25-vjeçari Xhuljano O. dhe  22-vjeçari Eraldo L. Mediat gjermane shkruajnë se në qytetin Valten, i cili ndodhet në veri të Berlinit, janë kapur katër burra duke shkarkuar nga një furgon sasi të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik në furgon, policia gjeti dhe sekuestroi 11 kg marijuanë të paketuar në 20 thasë me etiketën “Berlin-Stamboll-Nju Jork”. Në totale, bashkë me lëndët e tjera narkotike, u sekuestruan 256 kg drogë.

arrestohen 3 shqiptare ne gjermani

Sondazh

Poll