Aktualitet

FOTOT/ Zbulohet 'shtëpia e barit' me mbi 300 rrënjë kanabisi në Angli, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

Ai ka rrëfyer për autoritetet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, në kohën kur ndodhej në një kamp emigrimi në Londër, ku edhe ishte takuar me një grup shqiptarësh

1 Prill 2023, 16:40 Nga I.A
FOTOT/ Zbulohet 'shtëpia e barit' me mbi 300 rrënjë
Renald Pire

ANGLI- Një 'shtëpi bari' është kapur në Angli. Walesonline shkruan se nga shtëqia e barit ka rënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar me emrin Renald Pire. Oficerët zbuluan më shumë se 300 rrënjë kanabisi.

Ai ka rrëfyer për autoritetet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, në kohën kur ndodhej në një kamp emigrimi në Londër, ku edhe ishte takuar me një grup shqiptarësh. Ata i kishin dhënë 7,000 £ , ndërsa theksoi se duhet të shlyente edhe borxhin që kishte ndaj tyre.

Nga kontrolli i pronës u gjetën gjithsej 322 bimë kanabisi, duke përfshirë 134 fidanishte, të cilat rriteshin në gjashtë dhoma, si dhe drita, ventilatorë dhe pajisje të tjera kultivimi. Policia zbuloi gjithashtu se furnizimi me energji elektrike në ndërtesë ishte ngatërruar në mënyrë që të mos kuptohej energjia e madhe e harxhuar.

Grupi kriminal kishte përshtatur ambientin për rritjen e kanabisit, gjithashtu policia theksoi se ky ishte operacioni më i madh që ishte zbuluar në luginën Sëansea. Pire, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit kur u paraqit në bankën e të akuzuarve për dënim.

renald pire

Sondazh

Poll