Politike

Luçiano Boçi unifikon opozitën në Elbasan, 10 parti firmosin koalicionin: Fitojmë së bashku

Boçi shkruan se ky konsensus i gjerë do ta çojë opozitën drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhjet vendore të 14 majit.

1 Prill 2023, 16:15 Nga I.A
Luçiano Boçi unifikon opozitën në Elbasan, 10 parti
Luçiano Boçi

ELBASAN- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka bashkuar opozitën në Elbasan. Me anë të një postimi në Facebook, Boçi ka njoftuar se ka marrë konsensusin e partive opozitare në bashkinë e Elbasanit në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Boçi shkruan se ky konsensus i gjerë do ta çojë opozitën drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Postimi i Plotë:

Krenar dhe besimplotë se marrëveshja me një spektër të gjerë të partive opozitare reflekton gjithë nevojën dhe pritshmërinë e qytetarëve për ndryshim! Më vjen mirë që edhe njëherë Elbasani tregoi që është qytet i qyteteve, siç e quaj unë. Ne reflektojmë gjithnjë një harmoni njerëzore mes nesh dhe sot po tregojmë edhe një harmoni politike, e cila reflekton bashkimin e qytetarëve. Kjo nuk është një betejë për Luçiano Boçin por është një betejë për qytetarët

Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar sot forcat që mbështetën kandidaturën e tij janë: Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia për Europianizim dhe Integrim, Aleanca Liberale e Djathtë, Balli Kombëtar.

luçiano boçi

Sondazh

Poll