Politike

Akuzohet për krime lufte/ Thaçi del të hënën para gjyqit në Hagë, Rama: Luftuan për liri, a duhet të konsiderohen kriminelë?

Ai shtoi se dikur Thaçi u përshëndet nga presidenti i SHBA, Joe Biden si 'George Washington' i Kosovës. 

1 Prill 2023, 14:52 Nga a.l
Akuzohet për krime lufte/ Thaçi del të hënën para
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të padrejta akuzat e ish-presidentit Hashim Thaçi për krime lufte, i cili ditën e hënë do të dalë para gjykatës në Hagë në vijim të procesit gjyqësor. Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se nuk mund të konsiderohen kriminelë ata që luftuan për lirinë e vendit. Ndërsa shtoi se dikur Thaçi u përshëndet nga presidenti i SHBA, Joe Biden si 'George Washington' i Kosovës. 

"A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George ëashington i Kosovës nga vetë Joe Biden!", shkruan Rama. 

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të nisë të hënën, më 3 prill. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 

edi rama

Sondazh

Poll