Aktualitet

ONM kundër KLP-së: Të mos rikthehet në detyrë Besnik Cani

Përmes një deklarate zyrtare ONM shpreh shqetësimin se nëse KLGJ do të merret parasysh një projekt vendim do të cënohej reforma në drejtësi, pasi vendimi do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

1 Prill 2023, 14:14 Nga k.m

ONM kundër KLP-së: Të mos rikthehet në detyrë Besnik

TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka shprehur shqetësimin në lidhje me një projekt-vendim i cili po merret në konsidrarë nga Këshilli i Lartë i Prokuroisë, që sipas ONM do të rikthente në radhët e prokurorisë, Besnik Canin, tashmë i shkarkuar nga vetingu. Përmes një deklarate zyrtare ONM shpreh shqetësimin se nëse KLGJ do të merret parasysh një projekt vendim do të cënohej reforma në drejtësi, pasi vendimi do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

ONM deklaron se vendimi i KPA mbetet në fuqi, derisa çështja të rigjykohet, duke kundërshtuar kthimin në detyrë të prokurorit.

“ONM-ja i referohet me vëmendje të veçantë vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEND) në çështjen Besnik Cani kundër Shqipërisë. Në veçanti, ONM-ja vëren se GJEND-ja konstatoi se forma më e përshtatshme e trajtimit në lidhje me shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e procedimeve gjyqësore, në rast se kërkuesi e kërkon këtë rihapje. Më tej, ONM-ja vëren se GJEND-ja e refuzoi shprehimisht kërkesën e z. Cani për rikthimin e tij të menjëhershëm në postin e mëparshëm, marrë parasysh edhe natyrën e shkeljes që u gjet në lidhje me procedurën e vetingut të kërkuesit.

Në këtë drejtim, ONM-ja thekson se të gjitha vendimet përfundimtare të vetingut mbeten në fuqi deri sa çështja të rihapet dhe të shqyrtohet nga gjykata kompetente me kërkesë të palës së interesuar.

Është tejet e rëndësishme të sigurohet që të gjitha institucionet shtetërore dhe autoritetet gjyqësore të respektojnë pavarësinë dhe juridiksionin eksluziv të organeve të vetingut, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, dhe të mos ndërmarrin veprime që bien drejtpërdrejt ndesh me vendimet përfundimtare të vetingut”, njofton ONM.

Kjo deklaratë e ONM vjen pasi kreu i KLP, Alfred Balla la të kuptohej dy ditë më parë se vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që vendosi shkarkimin e Canit, ishte rrëzuar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ndërsa interpretoi se në fuqi mbetej vendimi i shkallës së parë të vetingut, që e pati konfirmuar Canin në detyrë.

onm klp

Sondazh

Poll