Shqiptari arrestohet me çaj mali në Britani, Rama: Se di si do ta përballonte Sunak nëse një britanik do të arrestohej në Shqipëri
Edi Rama kërkon që ‘persekutorët’ e shqiptarit Agim Agaj duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë situatë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që u publikua në media se një shqiptar në Britani të Madhe u mbajt për 15 orë në qeli pasi efektivët ngatërruan çajin e malit që ai kishte në makinën e tij me kanabis. Rastin, Rama e cilëson si një situatë të dëshpëruese. Përmes një postimi në "Twitter", Rama kërkon që ‘persekutorët’ e shqiptarit Agim Agaj duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë situatë.
"Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak do ta përballonte nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri për bartjen e çajit anglez dhe do të akuzohej si tregtar droge! Kjo situatë është dëshpëruese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi!
Ju bëj thirrje ta lexoni të plotë dhe ju falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe për ndriçimin e vështirësive me të cilat përballen trimat që kanë emigruar në këtë vend të madh.
Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale. Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime dhe jo me fjalë, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?,"-tha Rama.
Gjithashtu, ndër të tjera, Rama ka ngritur edhe një pyetje për homologun e tij Rishi Sunak, për të cilin shkruan se nuk e di se si do të ndihej ai nëse një situatë e tillë do t’i ndodhte një shtetasi britanik.
Sondazh
'Do i çojë votat tek Tom Doshi"/ Kandidatja e PD për Vaun e Dejës reagon pas sulmeve të Berishës: S'ka presion që më tërheq nga gara
Klomentina Drini dhe Sali Berisha VAU I DEJËS- Kandidatja e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt për bashkinë e Vaut t&eu...
Gjeti diçka të re për t'u marrë! Edi Rama prezanton "projektin" e ri: Coming soon! Podkasti im vjen së shpejti...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një hobi të ri, podcastin. Sot ai ka publikuar një foto tijn, tashmë me syze q...
"This is a miracle of freedom"/ Shqipëria 14 vite në NATO, Berisha risjell fjalimin e tij: Ëndërr që u bë realitet!
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar sot 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipë...
Shqipëria 14 vite në NATO, presidenti Begaj: Krenarë!
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në ...
Shqipëria 14 vite në NATO, Ambasada amerikane: Aleat dhe partner krenar! Të punojmë së bashku drejt synimeve të përbashkëta
Ambasada amerikane TIRANË- Sot bëhen 14 vjet që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO më 1 Prill 2009. E për k&eu...
1 prill 2009- 14 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Foto ilustruese TIRANË- Sot bëhen 14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë, NATO më 1 prill 2009. Si sot, 14 vite më pa...
PS fushatë jashtë Shqipërisë/ Pas Gjicit në Londër, Pjerin Ndreu shkon në Bruksel...por s'gjen mbështetje (FOTOT)
Pjerin Ndreu në Bruksel BRUKSEL- Pasi kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici i cili zhvilloi një takim me emigrantët shqiptar&eum...
Gafa për Hajredin Pashën 'shkon' në Kuvend/ Toni Gogu në siklet, Braçe kalon masën, ofendon gazetarin: O idiot, pyet tek shtëpia jote!
Gazetari me deputetët TIRANË- Raporti i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me historinë është i '&ccedi...
Komunistët, pjesë e zgjedhjeve të 14 Majit/ Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Nokës
Marko Dajti TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe njëkohësisht numri dy i Partisë Demokratike të Sali Beris...
14 Maji/ Pse po dezertojnë kandidatët e vulës? Korreshi: Mbi 20 deputetë janë me Bardhin, 2 ose 3 mbështesin Alibeajn
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tregoi detaje për rrugëtimin se si ka hyrë në po...
