Aktualitet

Kontrolle blic në Itali/ Sekuestrohen 10 mln euro kokainë në portin e Livornos, pakot ishin fshehur në një kontejner, arrestohen 3 shqiptarë

Autoritetet kanë pikasur lëvzjet e një kontejneri që vinte nga Amerika e Jgut brenda zonës së portit. 

1 Prill 2023, 13:01 Nga a.l
Kontrolle blic në Itali/ Sekuestrohen 10 mln euro kokainë në
Sekuestrohen 53 kg kokainë në Itali

ITALI- Gjysmë kuintal kokainë e cila arrinte vlerën prej 10 milionë urosh në treg, u sekuestrua në portin e Livornos nga policia e financave dhe agjencia doganore, ndërsa në pranga janë vënë 3 shqiptarë të cilët do të përballen me akzuën për trafik droge. Mediat italiane raportojnë se sasia e drogës është zbuluar gjatë kontrolleve rutinë në mesnatë. Autoritetet kanë pikasur lëvzjet e një kontejneri që vinte nga Amerika e Jgut brenda zonës së portit. 

Më pas ata kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë tre shqiptarët, ndërsa brenda kontejnerit janë gjetur pakot me drogë, e llojit kokainë. Pesha totale e lëndës narkotike arrinte në 53 kg e cila ishte ndarë në pako.

Për srye hetimore identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk bëhet me dije. Ndërsa pritet të zbardhen detaje dhe emra të tjerë të përfshirë, pas marrjes në pyetje të tyre. 

arrestohet shqiptar ne itali

Sondazh

Poll