Aktualitet

I dënuar në Itali për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje! Finalizohet operacioni "Udine", arrestohet 30-vjeçari në Kurbin

Bëhet fjalë për Ermal Zenelin, Xhemal Karaj i cili ishte dënuar me 9 vite heqje lirie nga gjykata italiane, pasi akuzohej për “Vjedhje" dhe 'Armëmbajtje pa leje'.

1 Prill 2023, 12:45 Nga f.i
I dënuar në Itali për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje!
Foto ilustruse

KURBIN- Finalizohet operacioni policor “Udine”, ku në pranga ka përfunduar 30-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, i cili është arrestuar në Kurbin me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Bëhet fjalë ERmal Zenelin, i njohur gjithashtu edhe me emrin Xhemal Karaj. Ai ishte dënuar me 9 vite heqje lirie nga gjykata italiane, pasi akuzohej për “Vjedhje" dhe 'Armëmbajtje pa leje'.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Udine”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht. Operacioni, nga Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

I dënuar nga gjykata italiane, me mbi 9 vjet burgim për një sërë veprash penale (armëmbajtje, kanosje ndaj punonjësit të Policisë dhe vjedhje), kapet në Laç dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i koordinimit me Interpol Tiranën, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udine”. Si rezultat i këtij operacioni, u kap në Laç dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj, 30 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 9 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale: “Armëmbajtja pa leje”, "Vjedhja”, kryer në bashkëpunim", "Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura" dhe “Kërcënimi ndaj oficerit të Policisë", të parashikuara nga Kodi Penal italian. 30-vjeçari ka vuajtur vetëm 4 muaj nga dënimi i marrë.

Vijojnë procedurat në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 30-vjeçari arrestim ne kurbin ermal zeneli

Sondazh

Poll