Aktualitet

"Unë jam Lolita"/ Si e mbronte në 2016 Edona Bilali median, tani që e sulmon Veliaj...hesht!

Por një prej kolegeve të tij, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali dikur shprehte vlerësim për një prej mediave të lartpërmendura. Konkretisht për Lolitën.

1 Prill 2023, 12:20 Nga k.m.
"Unë jam Lolita"/ Si e mbronte në 2016 Edona Bilali median,
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vetëshpallur luftë dy mediave në Shqipëri; Lolita dhe Jeta Osh Qejf. Për të dyja këto portale, Veliaj shprehet se janë "gjobitëse" dhe se do të merret personalisht me denoncimin e tyre. Por një prej kolegeve të tij, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali dikur shprehte vlerësim për një prej mediave të lartpërmendura. Konkretisht për Lolitën.

"Unë jam Lolita"/ Si e mbronte në 2016 Edona Bilali median,

"Unë jam Lolita,"-shkruante ajo në vitin 2016, kur Bledi Mane nxorri gjithashtu foto të personave që administronin faqen Lolita.

Sipas tij, administratorë ishin: Lorena Hida, Dajena Cuko dhe Albion Nikolli. Por tani që sulmin e bën Veliaj, Bilali duket se ka zgjedhur të heshtë. Disa ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas "Lolita" është Anisa Caka-Metka, ndërsa pas JOQ fshihet Erland Dalliu. Me ta u mor edhe personalisht, duke u përmendur familjarët dhe fëmijët. E gjitha sepse e kritikuan në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në 14 maj./Dosja.al

erion veliaj veliaj sulmon mediat

Sondazh

Poll