Aktualitet

U kap me rreth 42 kg heroninë, Armando Papa me precedent penal, 'qep gojën' e nuk tregon destinacionin e drogës

I riu nuk ka treguar asgjë mbi bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe as destinacionin për ku ishte nisur për të dërguar lëndën narkotike.

1 Prill 2023, 12:18 Nga k.m.
U kap me rreth 42 kg heroninë, Armando Papa me precedent penal, 'qep
Armando Papa

TIRANË- Armando Papa, 31-vjeçari nga Fushë Kuqja ka vendosur të heshtë dhe të mos e tregojë destinacionin e heroinës që i është gjetur në makinë. Gjatë marrjes në pyetje, i riu nuk ka treguar asgjë mbi bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe as destinacionin për ku ishte nisur për të dërguar lëndën narkotike.

Sasia e heroinës së sekuestruar kap vlerën e mbi gjysmë milioni euro, nëse do të kishte përfunduar në treg, ndërsa "orirgjina" e saj dyshohet se ishte nga Turqia.

Armando Papa rezulton me precedente të tjera penale në fushën e drogës dhe jo vetëm. Ndësa bashkëpunëtori i tij, i identifikuar vetëm me inicialet e R.G. me origjinë nga Sukthi ka qenë në një tjetër makinë gjatë momentit të ndërhyrjes, por ka mundur të largohet.

 

armando papa operacioni fushe kuqja

Sondazh

Poll