Aktualitet

AKSION në Belgjikë/ Kokaina ruhej pranë portit të Antwerp dhe shpërndahej me makinë, shkatërrohet banda e shqiptarëve, 9 në pranga (DETAJE)

Autoritetet kanë kryer kontrolle në disa banesa në Berchem, Deurne, Etterbeek, Hoboken, Jette dhe Woluwe-Saint-Pierre. 

1 Prill 2023, 11:29 Nga a.l
AKSION në Belgjikë/ Kokaina ruhej pranë portit të Antwerp
Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë

BELGJIKË- Një aksion policor në disa zona të Belgjikës ka çuar në zbulimin dhe shkatërrimin e një bande shqiptare që trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë.

Mediat e huaja raportojnë se janë arrestuar 9 shqiptarë të cilët dyshohet se trafikonin kokainë nëpërmjet portit të Antwerp përmes korrierëve në vende të ndryshme të Evropës. Autoritetet kanë kryer kontrolle në disa banesa në Berchem, Deurne, Etterbeek, Hoboken, Jette dhe Woluwe-Saint-Pierre. 

Sasia e drogës ruhej pranë portit Antwerpen dhe më pas shpërndahej me makina, ku ishin sajuar disa vende të posaçme për ta fshehur. Për arsye hetimore, identiteti i shqiptarëve nuk është bërë ende publik. Bëhet me dije se ata do të dalin në gjykatë javën e ardhshme. Hetimi do të vazhdojë nën drejtimin e prokurorisë. 

arrestohet shqiptari ne belgjike

Sondazh

Poll