Aktualitet

Monitoronte lëvizjet e policisë përmes radios, arrestohet 52-vjeçari që shtirej si në Shkodër! I pajisur edhe me armë zjarri

52-vjeçari është arrestuar pas një kontrolli që blutë e Shkodrës ushtruan në mjetin e tij, nga ku i gjetën edhe radiot e policisë, si edhe mjetet e tjera të fshehura në makinë, mes tyre edhe një dorezë metalike.

1 Prill 2023, 11:32 Nga k.m.
Monitoronte lëvizjet e policisë përmes radios, arrestohet
Pamje nga aksioni

SHKODËR- Një 52-vjeçar, i cili shtirej si efektiv policie është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Blerim Hotaj ishte i pajisur me një radio si të Policisë së Shtetit dhe përmes saj monitoronte lëvizjet e uniformave blu, por nuk dihet se ku i çonte informacionet që grumbullonte me anë të radios. Por nuk ishte ndalur me aq! Blerim Hotaj përveç radios, mbante edhe tabela dhe stema të Policisë, madje i është gjetur edhe një pistoletë gati për qitje dhe një shkop metalik. 52-vjeçari është arrestuar pas një kontrolli që blutë e Shkodrës ushtruan në mjetin e tij, nga ku i gjetën edhe radiot e policisë, si edhe mjetet e tjera të fshehura në makinë, mes tyre edhe një dorezë metalike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”, sekuestrohen 1 armë zjarri, 2 radio dhe pajisje të tjera si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë. Operacioni, falë inteligjencës informative, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Shkodër, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë të armatosur. Mbante në automjetin me të cilin qarkullonte, radio si të Policisë, për të monitoruar lëvizjet e shërbimeve të Policisë, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari.

Gjatë kontrollit në servisin në pronësi të 52-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pistoletë (me fishekë në fole, gati për qitje), municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë, shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Servisi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 52 vjec, banues në lagjen “3 Heronjt”, Shkodër, i cili u kap teksa mbante në automjet, një radio si të Policisë për të kontrolluar lëvizjet e shërbimeve të Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë (gjithsej 2 radio të sekuestruara), shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

blerim hotaj shkoder

Sondazh

Poll