Aktualitet

62 pako të presuara brenda një kutie kartoni! Si ishte fshehur heroina në bagazhin e "Benz-it"

Policia e Shtetit ka nxjerrë pamjet nga mjeti tip "Benz" në bagazhin e të cilit, në një kuti ishin vendosur 62 pako me heroinë që në total kapte sasinë e 41.7 kg.

1 Prill 2023, 11:06 Nga k.m.
62 pako të presuara brenda një kutie kartoni! Si ishte fshehur heroina
Heroina e kapur

TIRANË- Dalin pamjet nga heroina e kapur në afërsi të aeroportit "Nënë Teresa". Policia e Shtetit ka nxjerrë pamjet nga mjeti tip "Benz" në bagazhin e të cilit, në një kuti ishin vendosur 62 pako me heroinë që në total kapte sasinë e 41.7 kg.

 

E ndarë në qese të përmasave të ndryshe, droga më pas ishte futur në një kuti kartoni dhe ishte nisur për në destiancion, por nuk dihet se ku. Për aksionin në pranga ka përfunduar 31-vjeçari nga Fushë Kruja, Armando Papa, ndërsa në kërkim është shpallur shoku i tij, R. G., banues në Sukth.

operacioni fusha e kuqe

Sondazh

Poll