Aktualitet

Merr flakë makina e transportit të parave në autostradën Tiranë-Durrës

Ndërkohë mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik dhe në momentin kur mjeti është përfshirë nga flakët në makinë nuk kishte pasur para.

1 Prill 2023, 10:18 Nga DOSJA

Merr flakë makina e transportit të parave në autostradën

Makina e një kompania private të transportimit të vlerave monetare është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Mjeti është djegur në pjesën e përparme të tij po fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik dhe në momentin kur mjeti është përfshirë nga flakët në makinë nuk kishte pasur para.

mer flake makina aksi tirane-durres

Sondazh

Poll