Aktualitet

Ishte i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burg për shitje droge, arrestohet 41-vjeçari

I kërkuari, i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, Erland Helshani është vendosur në pranga.

1 Prill 2023, 09:59 Nga k.m.
Ishte i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burg për shitje droge, arrestohet
Foto ilustruese

KAVAJË- Finalizohet operacioni policor i koduar "Qerreti", për kapjen e një personi në kërkim. I kërkuari, i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, është vendosur në pranga.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Qerreti", për kapjen e një shtetasi në kërkim. I kërkuari, i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Qerreti". Si rezultat i këtij operacioni, në Qerret, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Erland Helshani, 41 vjeç, banues në Kavajë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

operacioni qerreti erland helshani

Sondazh

Poll