Politike

Shqipëria 14 vite në NATO, Ambasada amerikane: Aleat dhe partner krenar! Të punojmë së bashku drejt synimeve të përbashkëta

Në një deklaratë thuhet se Shqipëria, që prej anëtarësimit ka qenë pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal.

1 Prill 2023, 09:15 Nga k.m.
Shqipëria 14 vite në NATO, Ambasada amerikane: Aleat dhe partner
Ambasada amerikane

TIRANË- Sot bëhen 14 vjet që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO më 1 Prill 2009. E për këtë datë të shënuar në historinë e Shqipërisë, ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Shqipëri. Në një deklaratë thuhet se Shqipëria, që prej anëtarësimit ka qenë pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal. Po ashtu, SHBA vlerëson partneritetin e fortë me Shqipërinë.

"Sot bëhen 14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë. Shqipëria ka qenë që atëherë një kontribues aktiv në përpjekjet e mbrojtjes kolektive dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare vendimtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO. Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe mezi pret të vazhdojë të punojë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë. #NeJemiNATO #Albania14Vjet #KrahPerKrah,"-shkruhet në reagim.

Shqipëria shënon 14 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.

shqiperia ne nato

Sondazh

Poll