Politike

PS fushatë jashtë Shqipërisë/ Pas Gjicit në Londër, Pjerin Ndreu shkon në Bruksel...por s'gjen mbështetje (FOTOT)

Sot, ai ka zhvilluar një takim me komunitetin lezhjan në Bruksel, ku raportoi se kishte treguar punët e bëra në 4 vite që është në krye të Bashkisë. Por gjithashtu vlerëson mbështetjen e marrë.

1 Prill 2023, 07:11 Nga k.m.
PS fushatë jashtë Shqipërisë/ Pas Gjicit në
Pjerin Ndreu në Bruksel

BRUKSEL- Pasi kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici i cili zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë në Londër, "shembullin" e ka ndjekur Pjerin Ndreu. Sot, ai ka zhvilluar një takim me komunitetin lezhjan në Bruksel, ku raportoi se kishte treguar punët e bëra në 4 vite që është në krye të Bashkisë. Por gjithashtu vlerëson mbështetjen e marrë.

"I prekur nga pjesëmarrja, pritja dhe pozitiviteti i tyre, si dhe mbështetja e shfaqur hapur!,"-shkruan Ndreu ndër të tjera. Por ndryshe nga fotot që ai ka ndarë vetë, Dosja.al ka siguruar të tjera, ku bien në sy karriget bosh.

Ndërsa salla nuk kishte më shumë se 50 veta pjesëmarrës dhe të interesuar për raportimet e Ndreut. Shumë karrige ishin bosh, por fotot e nxjerra në Facebook-un e kryetarit ishin kapur nga një kënd i lartë për të krijuar iluzionin.

PAMJET NGA TAKIMI: 

pjerin ndreu bruksel

Sondazh

Poll