Politike

Gafa për Hajredin Pashën 'shkon' në Kuvend/ Toni Gogu në siklet, Braçe kalon masën, ofendon gazetarin: O idiot, pyet tek shtëpia jote!

Petro Koçi dhe Erion Braçe ofenduan gazetarin. Ndërsa Gogu vetë ishte i interesuar se nga cili televizion i shkonte gazetarit.

1 Prill 2023, 07:07 Nga k.m.
Gafa për Hajredin Pashën 'shkon' në Kuvend/ Toni Gogu
Gazetari me deputetët

TIRANË- Raporti i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me historinë është i 'çalë'. Këtë e tregoi socialisti Toni Gogu, i cili tha se Hajredin Pasha, një pushtues, është heroi i të gjithë dibranëve. Kështu që gazetari i "Piranja" shkoi në Kuvend për të informuar me letër në dorë deputetët, kishte nga ata që nuk e pritën mirë. Petro Koçi dhe Erion Braçe ofenduan gazetarin. Ndërsa Gogu vetë ishte i interesuar se nga cili televizion i shkonte gazetarit.

PYETJET E BËRA:

Beteja e Drinit në Gjoricë të Dibrës?
Kush është Hajredin Pasha?

PRONONCIMET E DEPUTETËVE:

Rrahman Rraja: Ik e pyet atje ku ka ndodhur. Ty do të jap llogari unë në çfarë viti ka ndodhur?!
Tritan Shehu: Mësojua atyre që nuk e dinë.
Aurora Mara: Si thua ti? Unë jam deputete e qarkut Dibër, mua më pyet ti?
Erion Braçe: Ke pyetur nga shtëpia? Ça të lexoj mo idiot. Si mendon që njerëzit janë kaq të paditur siç je ti? Pyet tek shtëpia.
Edi Paloka: Vetëm Toni Gogu nuk e di.
Bujar Leskaj: Pyet Tonin, unë e di.
Lavdrim Krashi: Toni është një deputet që i do shumë dibranët dhe shumë Dibrën. Por bëri një lapsus. Edhe zoti Gogu tashmë e di.
Petro Koçi: Ti je zysh historie? Ta gëzosh.
Toni Gogu: Kush je ti? Kush të ka nisur? Shumë faleminderit....

Hajredin Pasha ishte një gjeneral famëkeq i osmanëve. Vendet e pushtuara nga Perandoria Osmane, mes të cilëve edhe Shqipëria ngritën krye kundër reformave të Tanzimatit, apo rregullave të reja të Portës së Lartë. Dibranët ishin betuar, ashtu siç në këngë thuhet, "dibrën turkut mos me ia lënë". Pra, Hajredin Pasha ishte pushtues dhe jo heroi i Dibrës.

toni gogu gafa e toni gogut hajredin pasha

Sondazh

Poll