Biznesmeni italian "çkodoi" inceneratorët, Klodian Tomorri: SPAK ti thërrasë për t’i pyetur. Ç'fshihet pas takimit në zyrën e Ramës
Në sqarimin e tij të dëshmisë që u dha sot, Klodian Tomorri shton se dy vite më parë, Longinnoti është arrestuar në Rinas për mashtrim 1 milione euro ndaj ortakut te tij Alberto Presezzi, mirëpo bie në sy fakti që kallëzimin në Policinë e Shtetit e ka bërë Miliard Lopa.
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri është rikthyer me postimin e tij në janar të vitit 2017, ditë kur në zyrën e kryeministrit Edi Rama hynë: Erion Braçe, Ervin Bushati, Alberto Presezzi, Mauro Bianchi dhe Miliad Lopa. Pas 7 muajsh nga takimi me kryeministrin, Alberto Pressezi u bë pronar i koncesionit të inceneratorit të Tiranës, ndërsa sot Syri ka publikuar dëshminë e një ish-ortakut të tij, Gabriele Longinnoti. Ai foli gjatë për "Piranjat" duke u shprehur se një nga inceneratorët e sjellë në Shqipëri, e kanë çmontuar në Rumani. Madje u paguan 75 mijë euro për t'u hequr.
Tomorri vazhdon dhe shton se Presezzi, këtë incenerator ia shiti Shqipërisë me para që erdhën nga Irani. Në sqarimin e tij të dëshmisë që u dha sot, Klodian Tomorri shton se dy vite më parë, Longinnoti është arrestuar në Rinas për mashtrim 1 milione euro ndaj ortakut te tij Alberto Presezzi, mirëpo bie në sy fakti që kallëzimin në Policinë e Shtetit e ka bërë Miliard Lopa. Këtu ai kërkon ndihmën e SPAK për të sqaruar gjithë çfarë ka ndodhur, ndaj dhe kërkon marrjen në pyetje të të gjithë "aktorëve" të përfshirë në çështjen e inceneratorëve.
"Çështja e inceneratorëve është si një puzzle i ngatërruar që nuk mbaron kurrë. Por me këtë dëshmi, minimalisht SPAK ka aktorë të tjerë që duhet të thërrasë për t’i pyetur. Sigurisht, jo kreun e Pasdaranit se atë nuk e kap dot. Por të paktën Lopën, Presezzin dhe Longinnotin mund t’i kapë kollaj,"-thekson dhe e mbyll analizën e tij Klodian Tomorri.
POSTIMI I PLOTË:
Pra, rumunët kërkojnë të heqin qafe një incenerator që nuk është aspak rentabël. Për këtë madje janë gati të paguajnë shifrën prej 75 mijë eurosh. Dhe kërkesës së tyre i përgjigjet kompania italiane Bruno Presezzi, me titullar Antonio Presezzi, ortakun e Gabrielës. Ky incenerator u çmontua, dhe u transportua me kamiona në Borato di Morgora, u bë si i ri, dhe pati një tentativë për ta shitur në Zimbabve. Por atje nuk e pranuan pasi atje e kuptuan se diçka nuk ishte "ok". Por për Shqipërinë ishte mirë.
Sondazh
Ndodh ende në Pustec; 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë
Foto ilustruese Uji i pijshëm, është një problem ende i pazgjidhur në një pjesë të madhe të territorit të...
Shkelje dhe abuzime me detyrën/ "Piranjat" zbulojnë raportin 'SEKRET' të auditit për drejtoreshën e Arsimit në Durrës
Një audit i bërë për vitin 2022 në Drejtorinë Arsimore të Durrësit, ka zbuluar një mori shkeljesh dhe abuzimesh m...
U largua drejt Britanisë me gomone, adoleshenti nga Shqipëria kapet duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi (EMRI+FOTO)
Besmir Sula BRITANI E MADHE- Një emigrant ilegal shqiptar, i cili pagoi 4000 £ për t'u futur kontrabandë në Britaninë e Madh...
Ikja e mjekëve në Gjermani/ A do mjaftojë rritja e pagave me 50 mijë lekë të reja?
Foto ilustruese Në 5 vite Gjermania ka tërhequr nga Shqipëria 5000 bluza të bardha nga të cilët 1500 janë mjekë. D...
Shkollat me myk dhe pa xhama në Lushnje, prindërit: Po na sëmuren fëmijët në shkollë
Shkolla në Lushnje Dritaret e shkollës 9-vjeçare në Karburanë të Lushnjës nuk kanë xhama. Muret janë me myk ...
Shpresë për gjetjen e Brisildës! E reja filmohet në gjendje të rënduar në rrugët e Durrësit, qytetarja: Më kërkoi lekë për ujë (VIDEO)
Vajza ne video TIRANË- Një qytetare ka raportuar për 'JOQ' se ka parë një vajzë në rrugët e Durrësit, e cila i...
Plagosja e 60-vjeçares në Lushnje/ U akuzua si autor, Shaip Hasalla: Ne nuk kemi lidhje, djemtë e mi janë jashtë vendit
Shaip Hasalla LUSHNJE- Familjarët e Bajame Senaj që u plagos në Lushnjë akuzojnë familjen Hasalla për ngjarjen, por këta...
Skandali në kopshtin e fëmijëve, kamerat kapin mësuesin e fesë duke ngacmuar seksualisht vogëlushët
Foto ilustruese MILANO- Një mësues 35-vjeçar, mësues feje në një çerdhe në periferinë veriore të Mil...
VIDEO- 'Piranjat' intervistojnë italianin që ka dijeni mbi inceneratorët, dëshmia: E kam takuar dy herë Veliajn
Biseda TIRANË- Mbrëmjen e sotme, do të bëhet publike një dëshmi ekskluzive e një biznesmeni italian, i cili ka ka dijeni...
'Fol, bëhu i penduar'/ Jeton Lami refuzoi ofertën e SPAK, zgjedh HESHTJEN për fatin e Ervis Martinajn
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar negocioi me ish-agjentin e Ope...
