Politike

Rama: Flota e "AirAlbania" shkon në 4 avionë, zbret në Tiranë "Fishta"

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka zbuluar dhe se emri i avionit është emërtuar “Fishta”, si poeti i njohur Gjergj Fishta.

31 Mars 2023, 22:24 Nga k.m.
Rama: Flota e "AirAlbania" shkon në 4 avionë, zbret në
Fishta

TIRANË- Një tjetër avion i është shtuar flotës së kompanisë ajrore “Air Albania”. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka zbuluar dhe se emri i avionit është emërtuar “Fishta”, si poeti i njohur Gjergj Fishta.

"Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamurit,"-shkruan Edi Rama.

3 avionët e tjerë të kësaj flote, të emërtuar “Lasgushi”, “Migjeni” dhe “Naimi”. “Air Albania”, e themeluar në maj të vitit 2018 me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol dhe Turkish Airlines.

 

air albania

Sondazh

Poll