Politike

Dashnor Sula i bashkohet Berishës! Shfaqet krah kandidatit të primareve për Peqinin

Dashnor Sula është shfaqur në një takim elektoral me demokratët e Peqinit në krah të kandidatit të primareve, Mustafa Pashja.

31 Mars 2023, 21:19 Nga A.B
Dashnor Sula i bashkohet Berishës! Shfaqet krah kandidatit të
Mbledhja

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula i është bashkuar grupimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në fushatë për zgjedhjet e 14 Majit. Sot, ai është shfaqur në një takim elektoral me demokratët e Peqinit në krah të kandidatit të primareve, Mustafa Pashja.

Sula ka mbështetur vazhdimisht daljen me një kandidat të demokratëve në zgjedhjet e 14 Majit për të forcuar mbështetjen ndaj kandidatëve. Kjo është një tjetër rrjedhje nga grupi i Alibeajt. 

Deri më tani 6 kandidatë të Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt janë tërhequr nga gara, në Lezhë, Kurbin, Librazhd, Vorë, Korçë dhe më së fundi kandidati i Krujës. Ata janë: Sandër Marku, Genc Doçi, Bujar Vreto, Ibrahim Bruka, Gjergj Gjata dhe Sabah Sheta.

dashnor sula

Sondazh

Poll