Aktualitet

Shkollat me myk dhe pa xhama në Lushnje, prindërit: Po na sëmuren fëmijët në shkollë

Ata thonë se fëmijët janë të sëmurë nga kushtet e shkollës dhe kërkojnë marrjen e masave.

31 Mars 2023, 21:16 Nga k.m.
Shkollat me myk dhe pa xhama në Lushnje, prindërit: Po na sëmuren
Shkolla në Lushnje

Dritaret e shkollës 9-vjeçare në Karburanë të Lushnjës nuk kanë xhama. Muret janë me myk dhe në klasa ka lagështirë.

Prindërit, fëmijët e të cilëve mësojnë në këtë godinë protestojnë. Ata thonë se fëmijët janë të sëmurë nga kushtet e shkollës dhe kërkojnë marrjen e masave.

Drejtoresha e shkollës nuk e lejoi kamerën që të filmojë në ambientet e brendshëm të godinës.

Në 30 vjetët e fundit shkolla 9-vjeçare e fshatit Karburanë ku mësojnë rreth 450 nxënës nuk i është nënshtruar asnjëherë rikonstruksionit./TvKlan

lushnje

Sondazh

Poll