Aktualitet

Shpresë për gjetjen e Brisildës! E reja filmohet në gjendje të rënduar në rrugët e Durrësit, qytetarja: Më kërkoi lekë për ujë (VIDEO)

Qytetarja tregon se vajza fliste italisht madje i kishte treguar se të atin e kishte në azil në Francë.

31 Mars 2023, 20:52 Nga A.B
Shpresë për gjetjen e Brisildës! E reja filmohet në gjendje
Vajza ne video

TIRANË- Një qytetare ka raportuar për 'JOQ' se ka parë një vajzë në rrugët e Durrësit, e cila i përngjan 23-vjeçares së zhdukur, Brisildës. Qytetarja raporton se vajza ishte në gjendje të rënduar, e se i kishte kërkuar para për ujë. Ajo ka publikuar edhe video nga pas të vajzës, e cila shihet se mezi ecën e duket sikur flet me vete. Qytetarja shton se vajza fliste italisht madje i kishte treguar se të atin e kishte në azil në Francë.

"Një qytetare nga Durrësi tregon se e ka parë pak ditë më parë në lagjen 13, në gjendje të rënduar. Ajo tregon se vajza vetëm i kërkoi lekë për ujë. Sipas qytetares vajza fliste shumë fjalë italisht dhe thoshte se babain e kishte në një azil në Francë."-shkruan qytetarja, mirëpo nuk dihet me siguri nëse vajza në video është Brisilda.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Fillimisht, nëna e Brisildës denoncoi se vajza e saj kishte humbur gjurmët në Itali që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Mamaja e saj, e cila jeton në Francë prej 11 vitesh, tregoi se biseda e fundit me vajzën ishte kur ajo i kishte kërkuar një foto të pasaportës së saj. E ëma thotë se e bija ka një tatuazh në krahun e djathtë dhe se për momentin i ka flokët e shkurtra dhe bionde.

"Unë jam mamaja e Brisildës, kam 11 vite që jetoj në Francë. Vajza ime është larguar nënëtor të vitit 2022. Kontakti i fundit që kam pasur me të ka qenë kur më ka kërkuar foton e pasaportës. Ka pasur një shoqe në Itali, Niki quhej, kanëpunuar bashkë në Itali. Nuk e di çfarë pune sepse Brisilda nuk e shfaqte jetën e saj, por di që punonin në një bar restorant si ballerina në Itali. Ajo ka ndryshuar nuk është më me flokë të zeza. Për momentin i ka bionde dhe me flokë të shkurtra"

Pas denoncimit të nënës, një djalë tregoi për 'JOQ' se e kishte takuar Brisildën.

"E kam takuar 23-vjeçaren më 27 dhjetor të vitit të kaluar. më dha adresën e saj të Tik Tokut dhe më tregoi se jetonte në Itali, por që nuk kishte pasaportë për tu kthyer sërish"

zhduket brisilda ne itali

Sondazh

Poll