Politike

Tjetër ‘goditje’ ndaj Alibeaj/ Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD, Marash Logu: Do vijoj të mbetem anëtar i partisë

Ai falënderon drejtuesit për besimin dhe shprehet se do të mbetet anëtar i PD. Por pa dhënë arsyet e kësaj dorëheqje.

31 Mars 2023, 20:31 Nga k.m.
Tjetër ‘goditje’ ndaj Alibeaj/ Jep dorëheqjen
Marash Logu

TIRANË- Një tjetër zyrtar i lartë në anën e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt ka vendosur të largohet së fundmi nga detyra që i ishte caktuar. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale, këshilltari ligjor i grupit parlamentar, Marash Logu bën me dije se ka dorëzuar dorëheqjen. Ai falënderon drejtuesit për besimin dhe shprehet se do të mbetet anëtar i PD. Por pa dhënë arsyet e kësaj dorëheqje.

"Të dashur miq, Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike,"-shkruan Logu. 

Deri më tani 6 kandidatë për Bashkitë të Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt janë tërhequr nga gara, në Lezhë, Kurbin, Librazhd, Vorë, Korçë dhe më së fundi kandidati i Krujës. Ata janë: Sandër Marku, Genc Doçi, Bujar Vreto, Ibrahim Bruka, Gjergj Gjata dhe Sabah Sheta. Pas tyre, është dorëhequr edhe Marash Logu.

marash logu

Sondazh

Poll