Politike

PS ankimim në KAS, kërkon mosregjistrimin në zgjedhje të kandidatit të pavarur në Sarandë: Ka falsifikuar firmat e qytetarëve

Përfaqësuesi i PS-së në KQZ Eridian Salianji argumenton se kandidati ka falsifikuar firmat e qytetarëve e se shumë prej tyre janë mashtruar për arsyen se pse po firmosin.

31 Mars 2023, 20:04 Nga A.B
PS ankimim në KAS, kërkon mosregjistrimin në zgjedhje të
PS dhe Gjergji Mërkuri

TIRANË- Partia Socialiste ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), vendimin për regjistrimin e kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri në Bashkinë Sarandë. Kërkesa e cila është depozituar nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ Eridian Salianji argumenton se kandidati ka falsifikuar firmat e qytetarëve e se shumë prej tyre janë mashtruar për arsyen se pse po firmosin.

PS bën të ditur se shumë qytetarë, janë paraqitur në degë duke bërë kërkesë për të revokuar votën e tyre. Madje, më tej thuhet se qytetarët që kanë firmosur nuk ndodhen më Shqipëri.

Pranë PS dega Sarandë janë paraqitur me vullnetin e tyre të lirë një numër i konsiderueshëm qytetarësh me banim në Bashkinë Sarandë të përfshirë në listën e Merkurit të cilët kanë deklaruar dhe depozituar shkresërisht deklaratën për revokim dhe heqje dorë nga propozimi për mbështetjen e kandidatit Gjergji Mërkuri, me argumentimin se këtë veprim e kanë bërë vetëm për garën brenda PS për kandidat për kryetar bashkie dhe jo për kandidim si i pavarur. 

Ka zgjedhës që deklarojnë se nuk kanë nënshkruar personalisht në listë. Ka zgjedhës që ndodhen jashtë vendit dhe ndodhen në listat e firmëtarëve të kandidatit.

Një ditë më parë Gjergj Mërkuri kallëzoi penalisht kryetarin e Partisë Socialiste në Sarandë, Eleron Gjoni. Ai e akuzon Gjonin se po e pengon që të garojë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në kallëzimin e bërë, Mërkuri thotë se ndihet i kërcënuar dhe është penguar që të jetë i lirë për të marrë pjesë në garë./Dosja.al

gjergji merkuri partia socialiste

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll