Politike

Në garë me siglën e PDIU për Tiranën/ Ish-deputetja e PD: Nuk e shoh betejën me kandidatët

Ajo thekson se nuk ka një betejë kokë më kokë me asnjë prej tyre.

31 Mars 2023, 19:39 Nga A.B
Në garë me siglën e PDIU për Tiranën/ Ish-deputetja e
Lajla Përnaska

TIRANË- Lajla Përnaska është e vetmja grua në garën për Bashkinë e Tiranës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, garon për në 14 maj nën siglën e PDIU-së. Në një intervistë për Abc News, ajo tregon arsyet e këtij vendimi, dhe dakordësinë me lidershipin e PDIU-së.

“Shtysa kryesore është duke qenë para një fakti që, unë si shumë të tjerë kam zgjedhur të jetoj në Tiranë dhe nuk kam dashur asnjëherë të bëj gati valixhet për t’u larguar nga vendlindja ime dhe nga qyteti ku paraardhësit e mi në breza kanë vendosur të jetojnë. Duke zbatuar ligjin që ne kemi në fuqi, ligjin elektoral, të ofron mundësinë edhe kandidimin si e pavarur, por ka më shumë procedura. Gjeta dakordësinë me lidershipin e PDIU-së, për të marrë mbështetjen e tyre për procesin e regjistrimit. është qytetari që do vlerësojë atë që është më afër preferencave të tij. Nuk e shoh betejën me kandidatët. ”

Ajo thekson se nuk ka një betejë kokë më kokë me asnjë prej tyre. Përnaska tha se edhe në këtë garë sikurse në dy mandatet e fituara si deputete e PD e qarkut Tiranë, objektiv ka pasur gjithnjë zhvillimin e kryeqytetit./Dosja.al

lajla përnaska

Sondazh

Poll