Politike

Emërimi i Princit të Kurorës së Emiratit të Abu Dhabit, Rama: Urimet më të sinqerta

Kreu i Qeverisë ka shprehur urimet për përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm për kombin vëllazëror të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe udhëheqjen e tyre.

31 Mars 2023, 19:31 Nga A.B
Emërimi i Princit të Kurorës së Emiratit të Abu Dhabit,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe i cili ka caktuar djalin e tij të madh si princin e kurorës. Kreu i Qeverisë ka shprehur urimet për përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm për kombin vëllazëror të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe udhëheqjen e tyre.

Mesazhi:

Urimet më të sinqerta për Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan për emërimin e Sheikh Mansour bin Zayed si Zëvendëspresident të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khaled Bin Mohamed Bin Zayed Al Nahyan si Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Hazza Bin Zayed dhe Sheikh Bin Zayed si Zëvendës.

Përfitoj të shpreh urimet e mia më të mira për përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm për kombin vëllazëror të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Udhëheqjen e tyre Vizionare!

Presidenti i Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij Sheikh Mohammed bin Zayed Al-Nahyan, ka emëruar djalin e tij, Lartësia e Tij Sheikh Khalid bin Mohammed bin Zayed. Al-Nahyan, si Princi i Kurorës së Emiratit të Abu Dhabit, dhe emërimi i Sheikh Mansour bin Zayed Al-Nahyan, zëvendëskryeministër dhe ministër i Gjykatës Presidenciale, si Zëvendës President i Shtetit, së bashku me Lartësinë e Tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Zëvendës President i Shtetit, Kryetar i Këshillit të Ministrave dhe Sundimtar i Dubait.

edi rama

Sondazh

Poll