Aktualitet

Aksident në Fier/ Makina përplas 12 vjeçarin me biçikletë, shoqërohet në komisariat drejtuesi i 'Benzi'-t

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen”1 maji” në Fier ku rreth orës 18:10, një makinë me drejtues V.V ka përplasur 12 vjeçar që ishte duke kaluar rrugën me biçikletë.

31 Mars 2023, 18:38 Nga A.B
Aksident në Fier/ Makina përplas 12 vjeçarin me
Foto ilustruese

FIER- Një 12-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në lagjen '1 Maji'. I mituri, teksa ishte duke lëvizur me biçikletë, është përplasur nga mjeti tip 'Benz', me drejtues personin me inicialet V.V.  I mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

'Rreth orës 18:10, në lagjen "1 Maji", Fier, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.'- njofton Policia.

aksident ne fier

Sondazh

Poll