Aktualitet

Aksidenti me 4 të lënduar në Durrës, Policia jep detaje për ngjarjen

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

31 Mars 2023, 18:11 Nga A.B
Aksidenti me 4 të lënduar në Durrës, Policia jep detaje
Policia

DURRËS- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin që ndodhi pak orë më parë në fshatin Shkafane. Forcat blu, bëjnë të ditur se personi me inicialet H.C, i cili ishte duke drejtuar mjetin, humbi kontrollin mbi të e për pasojë përfundoi në kanal. Për pasojë, janë dëmtuar 4 persona, të cilët janë dërguar në spital, aty ku po kujdesen nga mjekët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Shkafane, Durrës, shtetasi H. C, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit S. E, S. H, G. E dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll