31 Mars 2023, 17:44
Nga k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ndalet! Sërish ka sulmuar folur sërish mediat duke i krahasuar me "kapuçë" që vjedhin qytetarët në rrugës. Duke i përmendur sërish me emra, Veliaj tha se faqet si JOQ dhe Lolita duhen ndëshkuar, që asnjë biznes apo qytetar në Tiranë të bjerë pre e tyre, madje premtoi se do të "merrej personalisht" me ndëshkimin e tyre, por mandatin e ardhshëm. Duke theksuar se nuk do të linte gurë pa lëvizur, përveçse u mor sërish me jetën private të Erland Dallliut dhe Anisa Cakës, Veliaj përfshiu edhe sfondin fetar. Për të prekur "zemrat" e shumicës së qytetarëve që i përkasin besimit mysliman dhe duke përdorur muajin e Ramazanit, tha se ajo që po ndodh është "harram". Gjithashtu, kryebashkiaku i Tiranës tha se ky është një fenomen që e njohin të gjithë, por askush nuk guxon të flasë dhe se për këto faqe i është drejtuar tanimë organeve ligjzbatuese.
“Kjo është një histori që të gjithë e dimë, por askush nuk flet. Ashtu siç kemi pasur trafikantë drogë që kanë pasur televizion. Koncepti ka qenë që të gjithë e dimë po asnjë nuk guxon që të flasë. Nuk kam asnjë pishman që jam i pari që kam folur për problematika të kësaj natyre sepse një trafikant droge nuk mund të jetë konsull nderi, nuk mund të ketë televizion, - televizioni përdor valët publike, konsulli i nderit përfaqëson Republikën e Shqipërisë - dhe besoj se e kam ndërtuar reputacionin që unë nuk tërhiqem nga beteja të tilla. E njëjta gjë po ndodh tani me portalet. Vërtet nuk vënë një kapuç, por nuk ka rëndësi nëse kapuçi është prej leshi apo digjital. Nëse kapuçi thotë: “o jetën, o kuletën”, ose nëse kapuçi thotë “Lolita dhe “Jeta Osh Qef", dhe në momentin që ti shkon në një supermarket, vë produkte false, pastaj i nxjerr sikur i ka supermarketi, kërkon para nga supermarketi, nxjerr reklamën e supermarketit dhe pastaj supermarketi është më i miri pasi ka paguar gjobën, kjo nuk shkon, të paktën jo në qytetin që e drejtoj unë. Ne nuk jemi as Siçilia e viteve ’90-të, as Napoli i viteve ‘90, madje as Shqipëria e viteve ‘90. Jetojmë në Shqipërinë e vitit 2023. Të thuash në Muajin e Ramazanit që unë jam Erland Dalliu, nipi i Ibrahim Haxhi Hafiz Dalliut, një njeriu shumë të respektuar, klerik i cili ka promovuar besimin në Shqipëri, ka ndërtuar shkollat e para, dhe kthehesh në një hajdut ordiner, që iu shkon kompanive të autobusëve dhe u thua do ta nxjerr sikur ka rënë zjarr në autobus, por në fakt është tymi i marmitës, ndaj paguaj lekët, kjo është fyerje.
Të bësh të njëjtën gjë tek faqja Lolita dhe të atashohesh, njëra ka LSI-në, tjetri ka PD-në, njëra me Zenin, tjetri me Vojon, këto janë muhabete thellësisht banale. Ashtu siç pata guximin që, edhe për mediat televizive të them që një trafikant droge nuk mundet t’i vërë gjoba kryetarit të Bashkisë, Qeverisë apo biznesit, me të njëjtën kurajo i kam kërkuar edhe Prokurorisë, edhe Policisë, - e më rezulton që janë vënë në lëvizje, - që edhe zonja Anisa Caka, por edhe zoti Erland Dalliu, të hetohen për gjobat që sistematikisht vënë në qytetin që unë drejtoj. Kjo është e patolerueshme. E kuptoj që për momentin i mbron Zeni dhe Vojo, i të gjitha historitë që po ndodhin në kryeqytet. Por çdo gjë është me masë, e keni kaluar masën. Është haram kjo që po bëni. Po vidhni njerëzit. U shkoni supermarketeve, njerëzit kanë tabelë exel për gjobvënësit. Le të jetë fushata. Nuk dua ta kem mirë më ta. Nuk pyes fare që është fushata le t'i humb 5 vota. Unë me maskarenjtë dhe gjobëvënsit nuk dua ta kem mirë. Sa të jem kryetar bashkie, do merrem dhe mandatin tjetër. Nuk do lë gur pa lëvizur në Polici dhe në Prokurori, kjo gjobëvënie me kapuç digjital duhet të marrë fund. Siç po i rrisin të gjithë fëmijët e tjerë me ndershmëri, ashtu duhet t’i rrisin edhe këta fëmijët e tyre. Të vjedhësh hapur kompanitë e këtij qyteti, për të mos i sulmuar në mediat digjitale, të fshihesh pas anonimatit, të mos regjistrohesh me numër NIPT-i, të mos ballafaqohesh për shpifjet në gjykatë sepse je anonim, kjo është një vjedhje dhe një paturpësi e jashtëzakonshme. Vjedhin miliona euro JOQ edhe Lolita, por kësaj here do duhet të shkojnë t’i sqarojnë edhe në Gjykatë, edhe në Prokurori, dhe sigurisht edhe në Polici. Ua kam kërkuar edhe organeve ligjzbatuese, ku sigurisht kam çuar edhe mjaftueshëm material, që të merren seriozisht me këtë punë. Në një qytet që krenohet nuk mund të jetë Ballkan i gjobëvënies. Siç jam marrë me trafikantët e drogës do merrem me ta sa të kem takat. Kush ka bërë gabim të shkojë në Polici. Kjo është haram edhe për ata që kanë një vije besimi. Unë besoj se do e fitoj këtë betejë. Me njerëz me kapuç dixhital është e pamundur që të sqarohesh,"-tha Veliaj ndër të tjera në fjalën e tij.
Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas "Lolita" është Anisa Caka-Metka, ndërsa pas JOQ fshihet Erland Dalliu. Me ta u mor edhe personalisht, duke u përmendur familjarët dhe fëmijët. E gjitha sepse e kritikuan në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në 14 maj./Dosja.al
erion veliaj veliaj sulmon mediat
Politike
31 Mars 2023, 17:06
A.B
Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj
TIRANË-Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas akuzave të bëra ditën e sotme nga kryedemokrat...
Politike
31 Mars 2023, 16:59
k.m.
Pamje nga takimi
TIRANË- Kjo e premte 31 mars shënon dhe kohën kur bëhet plot 1 vit që nga vendimi i ambasadës së Shtete...
Politike
31 Mars 2023, 16:16
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për shtyp p&...
Politike
31 Mars 2023, 13:53
A.B
Mbledhja
TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua një seminar mbi aksesin në dokumentat historikë. Gjatë mbledhjes, nënkryetarja...
Politike
31 Mars 2023, 13:59
F.M
Hysenbelliu dhe Sali Berisha
TIRANË- Hysenbelliu Group ka kërkuar që kryedemokrati Sali Berisha të publikojë provat që sipas ...
Politike
31 Mars 2023, 13:42
A.B
Arbi Agalliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledh...
Politike
31 Mars 2023, 13:01
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që institucionet ligjzbatuese të verifikojnë akuzat publike për de...
Politike
31 Mars 2023, 12:43
f.g
Baki Jazaj, kreu i PDK Vlore
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokristiane në Vlorë dhe nënkryetar i kësaj partie në rang vendi, B...
Politike
31 Mars 2023, 12:46
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tau...
Politike
31 Mars 2023, 12:38
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se pas sulmit të Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kol...