Aktualitet

Sulmi i Veliajt ndaj mediave, sekretari i Federatës Europiane të gazetarëve: Jemi të indinjuar! Shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë

Sekretari i Federates Europiane të Gazetarëve Ricardo Guiterres kërkon që në këtë çështje të ndërhyjë kryeministri Edi Rama.

31 Mars 2023, 17:28 Nga A.B
Sulmi i Veliajt ndaj mediave, sekretari i Federatës Europiane të
Ricardo Gutierrez

TIRANË- Sekretari i Federates Europiane të Gazetarëve Ricardo Guiterres, ka reaguar pas sulmeve që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ndaj mediave, kryesisht 'JOQ' dhe 'Lolitës'. Përmes një reagimi publik, Guiterres thotë se është i indinjuar nga sjellja e Veliajt i cili ka zbuluar identitetet e administratorëve të këtyre mediave. 

Ai thotë, se ky veprim i Veliajt është një shkelje e rëndë e së drejtës e lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Sekretari kërkon që kjo sjellje të ndalohet nga kryeministri Edi Rama.

REAGIMI:

Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zbulimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, ndonëse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë për t'i mbajtur ata që janë në pushtet me anë të humorit (ju pëlqen apo jo).
Z. Veliaj publikoi emrat dhe informacione shumë private familjare të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar” duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Vetëm pak orë më parë ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkonte, duke lënë të kuptohet se mund të arrestoheshin.

I kujtoj zotit Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në ambientet e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë.

Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo për të kërcënuar dhe frikësuar zërat kundërshtues.

Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas "Lolita" është Anisa Caka-Metka./Dosja.al

veliaj sulmon mediat ricardo gutierrez

Sondazh

Poll