"Fsheh bashkë me Ramën vëllanë kriminel"/ Alibeaj i përgjigjet akuzës së Berishës: Shpifje! Rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit
Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se gjuha e përdorur nga Berisha duhet përbuzu, pasi akuzat e bëra sipas tij janë rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit.
TIRANË-Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas akuzave të bëra ditën e sotme nga kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit tha se vëllai i Alibeajt ka qënë i dënuar mirëpo nuk pranohet si fakt nga deputeti, duke shtuar se po fshihet nga Rama. Deputeti i quan këto akuza shpifje duke shtuar se vijnë nga shkolla politike e Berishës e komunizmit.
Më tej, Alibeaj shton se ligji për dosjet dhe lustracionin është domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare, për të rivleresuar të shkuarën e për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare, duke nënkuptuar në këtë mënyrë Berishën.
REAGIMI:
Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.
Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët. Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.
Po çfarë tha sot Berisha?
Kryedemokrati akuzoi deputetin Enkelejd Alibeaj, duke thënë se i vëllai, Taulant Alibeaj ka qënë i arrestuar në vitin 2016 në Gjermani. Kryedemokrati tha se edhe sot, Alibeaj vijon ta mohojë këtë arrestim, por gjithashtu nuk jep detaje për vendndodhjen e të vëllait.
"Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, i arrestuar për pengmarrje me armë, edhe sot e kësaj dite nuk tregon se ku ndodhet, s'e di askush. Për këto rekorde kriminale ai mund të mos ishte zgjedhur kurrë deputet, gruaja e tij nuk do të ishte dot në gjykatë. Kjo nuk është shpikje këto janë të gjitha të bazuara në dokumente. Ky është një akt shumë i rëndë. Alibeaj kur ka një problem të tillë, ose e bën publike dhe e dënon e del mënjanë....por jo të mbahet peng. Nuk ndodh kjo, ke dëgjuar ti që i kanë përjashtuar nga Vettingu vetëm me një nip apo stërnip të akuzuar për diçka. Por ky ka vëllanë e ajo tjetra ka kunatin. Si kriminel atje duke vjedhur e plaçkitur me armë. Por ky e mban të fshehtë me Ramën. Si mund të bëhet kjo?"
Kush është vëllai i Alibeajt?
Në vitin 2016 u raportua se vëllai i Enkelejd Alibeajt, Taulant Alibeaj është arrestuar në Gjermani për grabitje me armë. Pas arrestimit, siç u raportua në atë kohë, ai u është prezantuar autoriteteve vendase si një efektiv policie në Shqipëri, duke dorëzuar një dokument që ka rezultuar i falsifikuar me emrin Xhavit Mornica. Policia gjermane ka kërkuar informacion nga homologët shqiptarë, të cilëve u ka nisur fotografinë dhe shenjat e gishtave. Pasi u verifikuan këto të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë rezultoi se ai person në fakt ishte Taulant Alibeaj dhe se ka qënë pjesë e uniformave blu deri në Qershor të vitit 2013 kur edhe është larguar me dëshirë. Ai ka qënë pjesë e Repartit Special “RES”. Vetë Taulant Alibeaj ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se nuk ka asnjë problem me drejtësinë gjermane. Të njëjtit version i ka qëndruar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj./Dosja.al
Sondazh
22 mijë shqiptarë kanë marrë vizë 10-vjeçare drejt SHBA-ve, mesazhi i Yuri Kim
Pamje nga takimi TIRANË- Kjo e premte 31 mars shënon dhe kohën kur bëhet plot 1 vit që nga vendimi i ambasadës së Shtete...
Pagesat ruse, Kryemadhi fajëson Tal Hanan dhe "Team Jorge": Shpifje, s’kam llogari bankare e as lidhje biznesi jashtë Shqipërisë!
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për shtyp p&...
Seminari/ Dosjet e ish-sigurimit, Alibeaj: Hapja e plotë është më e rëndësishme. Baron: Të mësojmë nga e shkuara
Mbledhja TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua një seminar mbi aksesin në dokumentat historikë. Gjatë mbledhjes, nënkryetarja...
"Balla ka bërë orgji"/ Hysenbelliu Group kërkon publikimin e provave nga Berisha: Socialisti ka qenë, por për aktivitete e takime me të strehuarit pas tërmetit
Hysenbelliu dhe Sali Berisha TIRANË- Hysenbelliu Group ka kërkuar që kryedemokrati Sali Berisha të publikojë provat që sipas ...
Përfundon mbledhja e Alibeajt, Agalliu: Do mbështesim vetëm kandidatët që janë në logon e PD-së
Arbi Agalliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledh...
Rama kërkon hetimin e Kryemadhit: Verifikimi i letrave të pista, domosdoshmëri, drejtësia të mos veprojë me dy standarte
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që institucionet ligjzbatuese të verifikojnë akuzat publike për de...
VIDEO/ Zëvëndësi i partisë së Nard Ndokës 'tradhton' 'Bashkë Fitojmë', nis fushatën për PS: Nuk mbajtën fjalën
Baki Jazaj, kreu i PDK Vlore TIRANE- Kryetari i Partisë Demokristiane në Vlorë dhe nënkryetar i kësaj partie në rang vendi, B...
Berisha: Balla ka bërë orgjira në suitën presidenciale të 'Prestige Resort', qëndroi dy muaj e s'pagoi asnjë qindarkë
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tau...
Sulmi tek Top Channel, Berisha: Është bërë nga ekzekutorë me pagesë, të urdhëruar nga të rrezikshmit e lidhur me Ramën
Edi Rama TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se pas sulmit të Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kol...
Ligji për lustracionin, Berisha: Basha dorëzoi një tjetër si vegël e Ballës, gjueti shtrigash, kombinim i neveritshëm
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për ligjin oër lustracionin. Në një konferencë me gazeta...
