Aktualitet

Kushi sot në Vlorë, nxënësit detyrohen të lënë mësimin për të pritur ministren (Pamjet)

Nxënësit janë nxjerrë sot nga mësimi për të pritur ministren.

31 Mars 2023, 16:56 Nga A.B
Kushi sot në Vlorë, nxënësit detyrohen të
Nxenesit

VLORË- Ministra e Arsimit Evis Kushi zhvilloi ditën e sotme një takimi me nxënës shkollash në qytetin e Vlorës. "Ora News" mëson se nxënësit janë nxjerrë sot nga mësimi për të pritur ministren.

3 ditë më parë sërish nxënësit e gjimnazit lanë mësimin për të pritur zyrtarë të ministrisë por këta të fundit shpjeguan se kjo ishte për projektin “këshillim karriere”.

Kushi takoi sot me maturantët ku qëllimi ishte njohja me ndryshimet në tezat e provimeve të maturës. Mirëpo, për shkak të këtij takimi, disa shkolla kanë pezulluar mësimin.

Nxënësit i kanë cuar tek shkolla e marinës të organizuar, të ulur në karrige në mesin e diellit për të marrë pjesë në takimin e ministres Kushi”. Megjithëse sot është ditë e premte, orar shkolle, dhjetëra nxënës nuk zhvilluan mësim për shkak të ministres./Dosja.al

evis kushi vlore

Sondazh

Poll