Politike

22 mijë shqiptarë kanë marrë vizë 10-vjeçare drejt SHBA-ve, mesazhi i Yuri Kim

Vetë ambasadorja Yuri Kim shkoi vetë për të parë procesin e marrjes së vizave.

31 Mars 2023, 16:59 Nga k.m.
22 mijë shqiptarë kanë marrë vizë 10-vjeçare
Pamje nga takimi

TIRANË- Kjo e premte 31 mars shënon dhe kohën kur bëhet plot 1 vit që nga vendimi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, për lëshimin e vizave 10-vjeçare për qytetarët shqiptarë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ambasada amerikane bën me dije se gjatë 1 viti janë 22,000 shqiptarë kanë marrë vizë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.

Vetë ambasadorja Yuri Kim shkoi vetë për të parë procesin e marrjes së vizave. Ajo theksoi se nëse respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt SHBA-ve.

“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi,”- njofton ambasada.

POSTIMI I AMBASADËS: 

yuri kim

Sondazh

Poll