Aktualitet

U hodh dje nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti 66-vjeçar në Gramsh

66-vjeçari Hekuran Llapushi nuk mundi t’u shpëtonte hemorragjisë dhe frakturave të marra pasi u vetëhodh nga kati i katërt.

31 Mars 2023, 16:57 Nga k.m.
U hodh dje nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti
Foto ilustruese

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 66-vjeçari nga Gramshi, i cili ditën e djeshme u hodh nga kati i katërt i spitalit. 66-vjeçari Hekuran Llapushi nuk mundi t’u shpëtonte hemorragjisë dhe frakturave të marra pasi u vetëhodh nga kati i katërt.

I moshuari ishte shtruar prej 4 ditësh në spitalin e Gramshit dhe në momentin kur ra dyshohet se mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Mendohet se viktima mund të jetë përpjekur të dalë në dritare për të marrë ajër pasi kishte probleme me mushkëritë, por nuk përjashtohet dhe rasti që të jetë vetëhedhur. 

 

 

hekuran llapushi gramsh

Sondazh

Poll